Arrestohet dhe nipi i dytë i ish-deputetit Arben Ndoka

 Arrestohet dhe nipi tjetër i ish deputetit socialist Arben Ndoka. Samuel Ndoka  18 vjeç akuzohet se së bashku me Danjan Ndokën dhe disa persona të tjerë  nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, aktivistin e LSI-së, Florjan Dushku.

Vetë drejtori për Krimet, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Josif Shtëmbari doli në një konferencë për median për të njoftuar arrestimin e tij

 "18 vjeçari në bashkëpunim me shtetas të tjerë, njëri prej tyre i arrestuar në datë 25 tetor 2017, nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 Qershorit, shtetasin F.D. "

 18 vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg"  për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".

U kapën në makinë 

Në momentin e arrestimit, gjatë natës (27-28 tetor) Samuel Noka ka qenë së bashku me Paolo Marinaj, i dënuar për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Ata kanë tentuar t'i shmangeshin policisë duke u fshehur në makinën e Altin Mikaj. Ndaj këtij të fundit u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale "Përkrahje e autorit te krimit".

Samuel Ndoka me vete kishte një pistoletë me 7 fishekë.    Më 25 tetor në pranga përfundoi Danjan Ndoka 20 vjeç.

5 muaj ne kerkim

Dy nipat akuzohen se u perfshine në konfliktin me armë të ditës së zgjedhjeve, 25 qershor 2017 , në Shëngjin ku mbeti i plagosur aktivisti i LSI, Florjan Dushku. Këtij të fundit iu bë një atentat dhe me 22 tetor, ku mbeti i plagosur.

Kush eshte personi me te cilen u arrestua Ndoka

Paolo (Francesk) Marinaj ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me 6 vite e 8 muaj burg   për veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë". Ne momentin e arrestimit me vetë iu gjet një armë pistoletë, me 7 fishekë si dhe një krehër që e mbante në çantën e krahut me 8 copë fishekë.

Arrestimet e tjera

Gjithashtu shërbimet e Policisë të Komisariatit nr.3, Tiranë arrestuan:

 - Donaldo Lekgegaj, 18 vjeç, lindur ne Rreshen dhe banues në Tiranë, për  "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake" dhe "Kanosje"

 - Adil Sulën, 23 vjeç, lindur në Peshkopi e banus në Tiranë, për "Moskallzim krimi".

" Arrestimi i këtyre 2 shtetasve u bë pasi në rrugen "Jordan Misja", Tiranë pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Lekgegaj ka tentuar të përdorë armën e zjarrit" informon policia.

[caption id="attachment_1113630" align="alignnone" width="640"]Në foto: Paolo Marinaj Në foto: Paolo Marinaj[/caption]

/Oranews.tv/ 

EMISIONET