Një person është vënë në prangat e policisë së Bulqizës, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të mitur.

I arrestuari është I.M, 43 vjeç, banues në Bulqizë.

“Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, në mënyrë të vazhdueshme e në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish/bashkëshortes  dhe  djalit  të tij të mitur”,- informoi policia.

Materialet proceduriale do ti referohen  Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

/Ora News.tv/