Dibër, vëllezërit vranë 36 vjeçarin, njëri në pranga tjetri në kërkim

Dibër, vëllezërit vranë 36 vjeçarin, njëri

Mbetet ende në arrati autori kryesor i vrasjes së një 36 vjeçari në Arras të Dibrës, ndërsa në pranga kanë pëfunduar tre persona të përfshirë. Idajet Zogu u vra me thikë nga vëllezërit Aleksandër e Vangjel Balla pas një sherri në një lokal të fshatit.

Një 36-vjeçar u vra me thikë mbrëmjen e së dielës në Dibër, ngjarje për të cilën policia ka vënë në pranga tre persona, por autori kryesor mbetet ende në arrati.

Ngjarja u regjistrua në njësinë administrativë Arras, ndërsa viktimë mbeti Idajet Zogu.

Ai u qëllua me thikë pas një konflikti nga shtetasi Aleksandër Balla, tashmë në kërkim, në bashkëpunim me vëllain e tij Vangjel Balla, i vënë në pranga.

Ngjarja ndodhi në një lokal të fshatit, ku 36-vjeçari Zogu dhe vëllezërit Balla fillimisht u përfshinë në një konflikt verbal, i cili përshkallëzoi në përdorimin e thikës.

Idajet u godit me thikë në pjesën e barkut, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital si pasojë e hemoragjisë.

Policia thotë se gjithçka nisi për motive të dobëta dhe nuk jep më shumë detaje mbi motivin e ngjarjes, për të cilën vuri në pranga edhe dy persona për moskallzim krimi.

Të arrestuarit janë babë e bir, Sami e Blerim Lusha, pronarë të  lokalit ku ndodhi vrasja, pasi këta të fundit e nuk kallzuan krimin.

Policia thotë se po vijon punën për kapen e autorit kryesor të vrasjes, ndërkohë që dosja i ka kaluar prokurorisë së Dibrës për veprime të metejshme.

EMISIONET