Një 64 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit për shkaktimin e një aksidenti në gjendje të dehur. I arrestuari është Skënder. Gj, banues në lagjen nr. 11 Durrës.

Policia thotë se "arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 18:00 në aksin rrugorë Burrel- Skuraj në vendin e quajtur “Qafa e kongrazhdit” duke drejtuar mjetin tip "Benz" me targa DR 7585 C, në ndikimin e alkoolit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip "Honda", me drejtues shtetasin S.D, 33 vjeç, banues në Mat, dhe si pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjeri P.S, 53 vjeç, banues në Mat".

Shtetasit Skënder.Gj, i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, ku ka rezultuar me masën 0.72 mg/l.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të pa rregullt”.

/Ora News.tv/