Arrestohen dy biznesmenë të lidhur me avokatin e Donald Trump

Dy bashkëpunëtorë të avokatit personal të Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani janë arrestuar.  

Ndaj Lev Parnas dhe Igor Fruman rëndojnë akuza federale, për kontribute të paligjshme për fushatat republikane me vlerë gati 500 mijë dollarë.

Lev Parnas dhe Igor Fruman të dy me origjinë nga Bjellorusia, por që kishin fituar nënshtetësinë amerikane u arrestuan të mërkurën në mbrëmje në Virginia, në aeroportin e ndërkombëtar Dulles-it, ndërsa po përpiqeshin të largoheshin.

Nuk ka një informacion zyrtar se ku do të shkonin të dy shtetasit, por dyshohet se ata kishin një biletë për në Frankfurt, Gjermani.

EMISIONET