Arrestimi i Rrajës për atentatin, Basha: Tregues i qartë i poshtërimit të PS-së

Arrestimi i Rrajës për atentatin, Basha: Tregues i qartë i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar arrestimin e sotëm të Redjan Rrajës, i afërmi i deputetit socialist Rrahman Rraja për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, tha se "kjo është në vazhdën e psohtërimit të PS, në vazhdën e poshtërimit të qytetarëve shqiptarë".

Sipas Bashës, kjo tregon qartë se është një luftë mes bandave në pushtet.

Pyetje: Për atentatin ku ndodhej edhe një prokuror, është arrestuar një i afërm i një deputeti të PS. A keni një koment?

Basha: Është tregues i qartë i nevojës për ndryshim të menjëhershëm dhe zgjedhje të parakohshme që do ti kthejnë qytetarëve dinjitetin, të drejtën e votës dhe do ti fuqizojnë duke zgjedhur në parlament dhe qeveri njerëz që meritojnë të udhëheqin aspiratat dhe dëshirat e tyre për ndryshim.

Në funksion të kësaj është dhe turi im që sapo kam nisur. Një tur bashkëbisedimi dhe dëgjimi jo vetëm i halleve, por edhe zgjidhjeve që duhet të prodhojë një qeveri dhe parlament që të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe jo interesat e bandave kriminale siç tregon qartë edhe arrestimi i sotëm.


EMISIONET