Arrestimi i 7 shqiptarëve në Holandë, vlera e kokainës 4 mln euro

Arrestimi i 7 shqiptarëve në Holandë, vlera e kokainës 4 mln

Policia italiane në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë holandeze kanë ekzekutuar një operacion ndërkombëtar antidrogë i cili ka çuar në arrestimin në Amsterdam e Roterdam të 7 personave, 6 shtetas shqiptarë e një shtetase polake.

Akuza ndaj tyre është trafik ndërkombëtar droge, armëmbajtje pa leje armësh zjarri e lufte si dhe riciklim parash.

Policia e Firences ka nisur hetimet e këtij operacioni në maj të 2015 nën drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme Antimafia e me urdhër të Prokurorisë së qytetit të Firences. Hetimet kanë verifikuar një organizim të rrezikshëm kriminal të përbërë nga shtetas shqiptarë që trafikonin lëndë narkotike nga Amerika e Jugut përmes Hollandës në Itali dhe Angli. Si dhe ricikli të parave të përfituara nga biznesi i drogës.

Hetimet kanë verifikuar se ky grup kriminal bashkëpunonte me dy klanet mafioze të qytetit të Barit Di Cosimo e Parisi.

Përgjatë hetimeve të këtij operacioni janë sekuestruar 140 kg kokainë në vlerë 4 milionë euro, 700 kg marijaunë, 4 milionë euro para të thata, 8 armë zjarri e lufte si dhe disa banesa automjete dhe një sipërmarrje tregtare në Hollandë.

Hetimet  e undit kanë vërtetuar se ky grup kriminal ishte i gatshëm të trafikonte në tregun italianë rreth 20 kg kokainë rreth 97% e pastër.

Ky operacion kanë vënën nën hetim dhe 30 persona të dyshuar si bashkëpunëtor më anëtarët e këtij grupi kriminal.



EMISIONET