Ariu sulmon për vdekje vajzën 14-vjeçare, babai mezi e njohu për shkak shpërfytyrimit

Një nxënëse shkolle në Rusi, vetëm 14 vjeçe, është sulmuar për vdekje nga një ari kafe që kishte zbritur në fshatin e saj.

Ngjarja ndodhi ndërsa vajza kishte dalë nga shtëpia dhe ishte drejtuar drejt dyqanit për të blerë lëng dhe çokollatë.

Sonya Chernigova vdiq nga dëmtimet e tmerrshme të qafës, fytyrës dhe kokës. Fillimisht  vendasit besuan se vajza ishte sulmuar nga një ujk, por gjurmët e ariut u gjetën në vendin e ngjarjes në qendër të fshatit Yodva në republikën Komi të Rusisë.

Fytyra e saj ishte 'shpërfytyruar' dhe qafa pothuajse ishte thyer nga kafshimet e thella nga kafsha e egër, e cila gjithashtu i kishte shkulur flokët gjatë sulmit të dhunshëm.

Shpërfytyrimi i adoleshentes ishte në ato përmasa saqë i ati Sergey Chernigov nuk e njohu fillimisht.

Ai kishte dalë për ta kërkuar pasi vajza nuk u kthye nga dyqani i fshatit.

Kufomën e gjymtuar të Sonya e kishin gjetur djem adoleshentë vendas të cilët gjithashtu nuk e njihnin atë për shkak të plagëve të tmerrshme. Më pas ata kishin thirrur policinë.

'Nuk doja të besoja se vajza ime ishte para syve të mi. Fytyra e saj ishte e shpërfytyruar, ishte e pamundur ta njohësh.  Ajo ishte e veshur ashtu si të gjitha vajzat e tjera, vetëm xhaketa e saj ishte e njohur. Gjithçka ishte e qartë kur i rashë numrit të saj telefonit celular dhe zilja e telefonit u dëgjua në xhepin e xhaketës së saj ...' tha babai duke qarë.

Fshati ka qenë nën rrethim si nga ariu, ashtu edhe nga ujqërit javët e fundit.

Vendasit kanë 'shumë frikë', raportoi gazeta lokale.



EMISIONET