I ftuar në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në një intervistë ekskluzive këngëtari Arif Vladi  ka folur ashpër për tregun muzikor në Shqipëri.

Ai e ka cilësuar Maratonën e Këngës Popullore si turp të shqiptarëve

"Kam 30 vite që jam larg Shqipërisë, keni bërë ju ndonjë festival të këngës popullore shqiptare. Maratona e këngës popullore është turp të thuash që është shqiptare.Ato 70 % janë këngë rome, tallava. Prandaj të riun duhet ta afrosh" u shpreh Arif Vladi per emisionin "Dite e Re"


/Ora News.tv/