Ardian Dvorani, gjyqtari i Gjykatës së Lartë që pritet të kalojë me sukses vetingun
Si të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtari Dvorani preferoi të mbrohet vetë para trupës gjykuese pa ndonjë avokat.
Gjyqtari iu nënshtrua procesit të hetimit me përparësi përshkak të pozicionit të tij si anëtar i Gjykatës së Lartë.
Relatorja Shuli lexoi raportin e ILDKPKI mbi pasurinë ku ka konstatuar se deklarimi nuk është i saktë, ka kryer fshehje të pasurisë. Nga ana e saj KPK ka kryer hetim të thelluar.
Dvorani ka deklaruar apartament banimi 120 metra 2 blerë në 2001 me shumën 34 mijë dollarë në pronësi të dy bashkëshortëve. Për këtë pasuri subjekti ka pasur të ardhura të ligjshme
Në përfundim të hetimit administrativ është konstatuar deklarim i pasaktë, pasi nuk ka deklaruar likuiditetet megjithatë ka pasur burime të mjaftueshme për krijimin e likuiditeteve të padeklaruara. Ka burime për të justifikuar pasuritë.
DSIK, ka konstatuar përshtatshmërinë e tij, për vazhdimin e detyrës.
Në lidhje me aftësitë profesionale, KLD ka dorëzuar një raport, i cili është pozitiv. Komisioni ka konstatuar se ka treguar cilesi të pranueshme në punë.
Në përfundim të seancës u caktua data 25 korrik ora 10:00 si datë për dhënien e vendimit.