Arbitrim skandaloz, De Laurentiis: Mjaftë më, nuk vazhdohet kështu

Arbitrim skandaloz, De Laurentiis: Mjaftë më, nuk vazhdohet

Napoli u ndal sërish në "San Paolo" duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2 me Atalantën. 

Ajo që ra në sy në këtë përballje ishin polemikat e shumta lidhur me gjykimin. Nuk mungoi as shpërthimi i presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis ndaj arbitrimit. Numri një i klubit napolitan sulmoi dyshen drejtuese të arbitrave, Rizzoli dhe Nicchi, duke thënë se nuk po bëjnë si duhet punën e tyre dhe se duhet të japin llogari në respekt të tifozëve, por edhe milionave që investojnë presidentët.

“Ka ardhur momenti që Nicchi dhe Rizzoli të japin llogari për punën e tyre, sepse deri tani nuk e kanë bërë aspak mirë. Ishte një penallti e madhe për ne, që dukej edhe në shpejtësinë e aksionit, por nuk e kuptoj pse arbitri nuk shkoi ta shohë në VAR. Nëse kemi teknologjinë, më mirë e përdorim, sesa lëmë të shkaktohet kaos për 9 minuta dhe pastaj të gabohet. VAR është aplikuar për të vënë drejtësi dhe në respekt të tifozëve, por edhe të ne presidentëve që hedhim paratë, duhet që aksioni të rishikohet. Ka 30 vite që sistemi në Itali është i njëjtë dhe nuk mund të vazhdohet kështu”, tha De Laurentiis.

EMISIONET