Apple ka prezantuar gjeneratën e katërt të iPad apo ndryshe iPad Mini. Ai u prezantua nga shefi i marketingut Phil Schiller. iPad është i hollë 7.2 milimetër dhe ka një ekran 7.9 polsh. Krahasuar me iPad-in e vjetër është 23 për qind më i hollë dhe 53 për qind më i lehtë. Ekrani ka të njëjtin rezolucion dhe bateria ka një kohëzgjatje prej 10 orësh. Çmimi i tij varion nga 329 në 659 dollarë. Por pas lajmërimit të çmimit, i cili rezultoi të ishte më i lartë nga sa pritej, aksionet e kompanisë në bursë shënuan rënie.

/Ora News.tv/