Apple dhuron 20 milion maska dhe do të prodhojë dy milion mburoja fytyre për të gjithë botën

Apple dhuron 20 milion maska dhe do të prodhojë dy milion mburoja

Drejtori i Përgjithshëm i gjigantit Cupertino Tim Cook, njoftoi përmes një video në “Twitter” se falë listës së gjatë të furnitorëve që kanë bashkëpunuar me Apple për vite me rradhë në prodhimin e pajisjeve të ndryshme, kompania ka arritur të marrë 20 milion maska për fytyrën. Këto maska do dhurohen në vendet që kanë nevojë më të madhe (pra jo vetëm në Shtetet e Bashkuara).

Gjithashtu Cook ka njoftuar se Apple ka filluar tashmë një projekt që i lejon asaj të hartojë dhe prodhojë mburoja të fytyrës për personelin mjekësor. Një pjesë e këtyre mburojave që janë prodhuar, janë dërguar dërguar në një spital në Santa Clara, California. Drejtori i Përgjithshëm, i cili tregoi një model gjatë videos së tij, gjithashtu tha se reagimet e para që vijnë nga stafi mjekësor është shumë i mirë.

“Plani i Apple është që të prodhojë dy milion copë brenda dy javësh. Dhe për t'i shpërndarë ato në të gjithë botën. Prodhimi i tyre bëhët në SHBA dhe në Kinë”, shprehet Cook.




EMISIONET