Apollon Baçe sjell studime për arkitekturën dhe qytetet ilire

Apollon Baçe sjell studime për arkitekturën dhe qytetet ilire

Akademiku Apollon Baçe ka sjellë për lexuesin shqiptar dy vepra me studime për arkitekturën dhe  qytetet e popullit ilir. Për autorin në të gjendet dinjiteti i munguar i popullit shqiptar.

Kushtuar arkitekturës dhe qyteteve ilire, akademiku Apollon Baçe ka sjellë për lexuesit shqiptarë 2 vepra arkeologjike.

“Arkitektura në  Iliri” dhe “Qytetet dhe qytezat ilire dhe në Iliri”  paraqesin fakte të  pakundërshtueshme për popullin shqiptar. Në to, thotë Baçe, gjendet dinjiteti i popullit tonë.

Baçe: Besoj se do të gjejnë atë gjë që na mungon, dinjitetin e kombit tonë. Ne si popull mesdhetar kemi nivelin më të lartë të adrenalinës së mundshme dhe kemi dy komplekse, ose maksimumi-jemi gjithçka, ose minimumi-nuk jemi asgjë. Por në këtë kohë, arkitektura dhe arti te ne ka qenë i nivelit të përparuar botëror.

Pavarësisht promovimit në të njëjtën ditë, dy veprat e Baçes ndahen nga njëri-tjetri, pasi në njërin trajtohet arkitektura e lashtë ilire, dhe tjetri është një biografi e 500 qyteteve ilire.

Baçe: I pari është një vështrim për arkitekturën, i dyti është volumi i parë i një serie që vazhdon në tërë qytetet ilire.

I pranishëm në ceremoninë e promovimit të librave ishte dhe kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, i cili u shpreh se synon që të shtojë bashkëpunimin midis institucionit që ai drejton dhe Fakultetit të Ndërtimit.

EMISIONET