Apeli nga ministri italian: Qytetarë silluni në mënyrë korrekte, mos u përqafoni!

Apeli nga ministri italian: Qytetarë silluni në mënyrë

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza ka zhvilluar pak orë më parë një vizitë urgjente në rajonin  e Lombardisë, i cili shënon deri më sot numrin më të lartë të personave të infektuar si dhe numrin më të lartë të viktimave pozitive nga koronavirusi në Itali.

Në video mesazhin e tij ministri Speranza thotë se "qeveria lokale e rajonit të Lombardisë po bën ç'është e mundur për përballimin e kësaj emergjencë me mbështetjen maksimale të qeverisë kombëtare. Por, shprehet ai, kemi fortësisht  nevojë për ndihmën e qytetarëve. Institucionet po bëjnë ç'është e mundur me punën e tyre por kjo sfidë mund të fitohet vetëm nëse do të ketë sjellje korrekte nga ana e të gjithë qytetarëve."

Ministri italian i shëndetësisë këshillon qytetarët se "gjestet e vogla të përditshme si mos shtrëngimi i duarve, mos përqafimi, kontakti social me të paktën 1 metër distancë, janë akte të vogla që nuk na kushtojnë asgjë, por që na ndihmojnë për të fituar këtë sfidë e jam i bindur se së bashku do t'ja dalim."

Rajoni i Lombardisë sipas statistikave zyrtare të pak orëve më parë ka regjistruar 1820 persona të infektuar e 73 viktima.

206 pacientë të infektuar në këtë rajon po kurohen në repartin  e terapisë intensive, 877 të tjerë në strukturat spitalore ndërsa 411 në kushte shtëpie.

Deri më sot në territorin lombard janë kryer ekzaminimi i 12 138 tamponëve për koronavirus.

EMISIONET