Lefter Maliqi kërkon dialog për krizën: Kur qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat!

Lefter Maliqi kërkon dialog për krizën: Kur qeverisin

Deputeti, Lefter Maliqi, apeloi nga Kryesia e Kuvendit palët politike të ulen një orë e më parë për të zgjidhur krizën politike.

Maliqi: Dua t'u them një shprehje të Viktor Hygos që thotë: "Kur qeverisin maskarenjtë, përfitojnë horrat". Kemi mbi 6 vjet që jemi mbrapa sa i përket krimit, korrupsionit, kapjes nga oligarkët dhe mafia. Situata është alarmante, vendi është në krizë të madhe politike dhe ekonomike, emigrimi është masiv.  I bëj thirrje klasës politike, faktorit ndërkombëtar dhe trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri që të mbajnë anën e popullit, të ulin palët. Të ulen bashkë me presidentin për zgjidhjen e krizës, për ta çuar vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme, të parakohshme.

Maliqi theksoi se po kapen të gjitha institucionet dhe vendi po kalon në diktaturë. Ndaj, shtoi ai, populli duhet të reagojë sot.

EMISIONET