Apeli i gjermanëve për dialog pa kushte, Rama: Dakord, 30 qershori nuk është në dorën tonë

Apeli i gjermanëve për dialog pa kushte, Rama: Dakord, 30 qershori nuk

Pas deklaratës së partnerëve gjermanë CDU/CSU, të cilët i bënë thirrje palëve politike që të dialogojnë pa kushte për zgjidhjen e krizës politike si dhe duke lënë të hapur edhe mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se është dakord me deklarimin e partnerëve gjermanë sa i përket dialogur pa kushte, ndërsa thekson se koha është e pakët sepse 30 qershori nuk është në dorën tonë.

Postimi i Ramës:

U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!

Lexo edhe: 

Partia e Merkelit kërkon dialog mes Ramës dhe Bashës, flet për shtyrje zgjedhjesh

EMISIONET