Carlo Ancelotti dhe Napoli i tij futen zyrtarisht në kaos pas barazimit 1-1 ndaj Salzburg mbrëmjen e djeshme në kuadër të ndeshjeve në grupe të kompeticionit Uefa Champions League. 

Ancelotti si për të demostruar momentin aspak të mirë që ka kamufluar tek të kaltrit nuk është paraqitur në konferencën e zakonshme për shtyp pas sfidës. Zëdhënësi për shtyp i klubit doli në sallën e mbushur dhe tha se trajneri do të largohej pa dhënë intervista, një situatë e paprecedent kjo për teknikun e mirënjohur.

Refuzimi për të dalë në konferencë për shtyp, shoqërohet me masa të rrepta disiplinore nga UEFA që e cilëson të detyrueshme. Në Itali kanë filluar të aludojnë se ky vendim mund të jetë edhe një sinjal i parë i një lamtumire të mundshme të trajnerit italian nga klubi jugor përtej Adriatikut .

/Ora News.tv/