Analisti Ramadani: Kosova, imune ndaj bojkoteve si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Analisti Ramadani: Kosova, imune ndaj bojkoteve si Shqipëria dhe Maqedonia

Kosova po tregon maturi politike. Kështu u shpreh analisti Shkodran Ramadani, i cili në një lidhje me skype në RTV Ora u shpreh se Kosova është imune ndaj praktikave sabotuese të zgjedhjeve, siç ka ndodhur në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Shkodran Ramadani: Deri tani zgjedhjet kanë qenë shumë të qeta, me incidente të vogla, të cilat nuk mund ta deligjitimojnë procesin në tërësi. Kjo është një shenjë e mirë, për shkak se dalja e larte e qytetarëve të Kosovës në këto zgjedhje tregojnë se Kosova është imune kundrejt praktikave  të bojkotit dhe sabotimit të organizuar dhe të orkestruar të zgjedhjeve siç kanë ndodhur në Maqedoni dhe në Republikën e Shqipërisë. Qytetarët e Kosovës e shikojnë ende votën si mënyrën për të bërë ndryshim. Kjo tregon se Kosova po tregon shumë maturi politike.

Edhe pse Kosova nuk ka një ligj për dekriminalizimin politik, partitë politikë kanë shënuar progres. Sipas analistit Shkodran Ramadani, listat që partitë i propozojnë qytetarëve nuk kanë persona me precedent penal.

Shkodran Ramadani: Partitë politikë kanë shënuar progres dhe ato janë fokusuar që listat, të cilat ia propozojnë qytetarëve  të mos përmbajnë njerëz me precedent penal. Këtu ka një progres të kënaqshëm, ku edhe pse nuk ka një ligj të tillë ato kanë shfaqur një vullnet të mirë për ta bërë një gjë të tillë. Ky lajm duhet të përshëndetur dhe shpresoj që ky trend të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme dhe mos mbetet si një karrem për të mbledhur vota.

Edhe për qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e sotme, sfida kryesore do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

EMISIONET