Ana Lika shkon tek berberi i lagjes të lyejë flokët, indiani i nxjerr çelësat e makinës

Ana Lika shkon tek berberi i lagjes të lyejë flokët, indiani i

Para se të shpërthente pandemia aktorja e njohur Ana Lika ndodhej në Itali për disa pushime të gjata, pasi u largua nga puna në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Why Not” në TV Ora  Ana Lika ka treguar një situatë mjaft komike që i ka ndodhur në Itali.

“Kam kaluar disa kohë në Itali dhe kisha nevojë të lyeja flokët, por nuk i njihja vendet mirë se nuk jetoj atje edhe përfundova duke i lyer tek berberi i lagjes. Me thënë të drejtën më nxorri një super lyerje flokësh, nëse jam në këtë lloj gjendje që jam sot, jam nga berberi i Italisë. 

Aty tek berberi kishte vetëm burra, ishte vetëm ajo goca që më lyeu flokët dhe unë. Kisha njërin përballë, më duket se ishte indian. Si duket unë i pëlqeva dhe bënte disa gjeste me sy që domethënë hajde. E pa që gjesti i parë nuk i eci mirë, ai nxorri një palë çelsa makine e ma bëri sërish me sy, hajde. 

Më vinte shumë për të qeshur, por hera e parë që e kam mbajtur të qeshurën, se thash në qytet dhe vend që nuk e njef, nuk ke kë merr në telefon t’i thuash hajde se më mori indiani. Pasi mbarova dola si zonjë me kokën poshtë, ka treguar Ana Lika.


EMISIONET