Amos Zaharia për marrëdhënien me femrat: Jam besnik, por tundohem

Amos Zaharia për marrëdhënien me femrat: Jam besnik, por tundohem

Ai është një nga aktorët më të bukur dhe më të talentuar në Shqipëri, por nuk preferon të shfaqet shpesh në media. Amos Zaharia gëzon një lidhje dashurie me Gigliolën prej disa kohësh, marrëdhënie të cilën e ka bërë publike nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale.

 Në një intervistë për "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj, ai së bashku me partneren e tij në DWTS, Isida Mollaymerin janë pyetur për marrëdhëniet me partnerët në jetën reale.

Pjesë nga biseda

Dembacaj: Amos, a ka paragjykime të tipit ti gënjen se e ke profesion dhe Isida si balerinë, në karakter me meshkujt, a je ngjalë si në skenë?

Mollaymeri: Jam.

Zaharia: Ajo rrëshqet dhe ka shpikur një fjalë për këtë gjë. Rrëshqanjazi. Profesioni jonë është një mashtrim, por ka një kod moral që mua në jetë të përditshme nuk ma lejon që të gënjej sepse e kam ndërgjegjen shumë të fortë dhe nuk më pëlqen të gënjej. Është ajo që thotë Isida se duhet ndonjëherë që t’ia thuash tullë gjërat njerëzve në fytyrë duke ditur se do penalizohesh, por të paktën në darkë të zë gjumi rehat.

Në lidhje me vështirësinë për të ruajtur besnikërinë në lidhjen e dashurisë dhe tundimin nga femrat e jashtme, ai tha:

"Jo fare. Absolutisht që tundohemi. Është normale, njerëzore por ideja është sa arrin ta mbash peshkaqenin brenda pantallonave."

EMISIONET