Ambasada amerikane publikon pullën e rrallë me foton e Nënë Terezës

Me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi një pullë poste të nobelistes me origjinë shqiptare.

“Gëzuar Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës! Në 5 shtator 2010 në Ëashington D.C. shërbimi postar amerikan nxorri një pullë për të nderuar Nënë Terezën, krijuar nga Derry Noyes. Me këtë pullë, Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara nderoi Nënë Terezën, e cila mori çmimin Nobel për Paqen në 1979 për punën e saj humanitare. 

Pulla mbante një portret të Nënë Terezës, pikturuar nga artisti i mirënjohur Tho­mas Blackshear, II nga Colorado Springs. (Foto: U.S. Postal Service)”, shkruhet në fotografinë e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës në Facebook.

EMISIONET