Alvi rrëfen jetën në Siri, mes traumës emocionale tregon: Nëna ime vdiq pranë meje

Alvi rrëfen jetën në Siri, mes traumës emocionale tregon:

Alvin Berisha 11 vjeçari shqiptar i shpëtuar pak ditë më parë nga kampi Al Hol i Sirisë është në gjendje të fortë shoku me një traumë emotive.

11 vjecari shqiptar Alvin Berisha është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm nga autoritetet italiane.

Lajmin e bëjnë te ditur mediat vendase që zbardhin se 11 vjecari shqiptar në praninë e një psikologu e një grup investiguesish të skuadrës speciale ROS të Milanos është pyetur rreth jetës së tij 5 vjecare në Siri.

Alvin është ende në gjendje shoku e ka folur pak duke rrëfyer se "nëna e tij ka vdekur gjatë një bombardimi e ai ishte pranë tij."

Autortetet italiane për shkak të gjendjes së një traume të fortë emotive kanë vendosur të mos e sforcojnë me pyetje por ta rimarrin përsëri pak javë më vonë.

Alvin ka nevojë për kura mjekësore gjatë javës që vjen pritet ti nënshtrohet vizitave të mjekëve specialistë.

Gjatë bombardimit ku mbeti viktimë nëna e tij së bashku me 2 fëmijë e partnerin e saj, Alvin u plagos rëndë në njërën këmbë.

EMISIONET