I qeshur dhe me kapelen e kuqe dhe stemën e Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane, Alvin shpëton nga kampi i të burgosurve Al Hole në Siri.

Operacioni i shpëtimit nisi në gusht nga shërbimi policor ndërkombëtar të Italisë 

"Kërkimet ndërkombëtare çuan në gjetjen e fëmijës në kampin e refugjatëve Al Hol nën kontrollin e kurdëve, i cili është streha e mbi 70,000 njerëzve, kryesisht të afërm dhe fëmijë të luftëtarëve xhihadistë në burg. SCIP dhe Grupimi Operacional Special (ROS) i Karabinierit - përgjegjës të hetimeve morën informacionin që Valbona Berisha kishte vdekur në Siri gjatë një bombardimi dhe Alvin jetonte në të ashtuquajturën "zona e jetimëve" të kampit Al Hol”shkruhet në deklaratëm zyrtare të ministrisë së Brendshme të Italisë.

Nga dokumenti mësohet se djali ishte verifikuar nga një shenjë në vesh.

"Për të verifikuar me siguri identitetin e të miturit, SCIP u përfshi në këtë operacion Policia Shkencore Italiane e cila kreu një analizë fiziomomike krahasimi duke dhënë një gjykim të pajtueshmërisë totale, gjithashtu për një keqformim specifik të veshit të djathtë të Alvin raportuar nga babai dhe verifikuar tek fëmija i pranishëm në kampin e refugjatëve në Siri."

Më pas u angazhua dhe Ministria e Punëve të Jashtme italiane, ministria e jashtme shqiptare si dhe ministria e Brendshme.

Alvin dhe babai i tij, Afrim Berisha, kanë nënshtetësi shqiptare, madje edhe me një leje qëndrimi të rregullt italian, dhe aktivizimi I autoriteteve shqiptare ishte i domosdoshëm edhe për dokumentet e fëmijës, të domosdoshëm për të transportuar fëmijën nga Siria në Liban dhe për këtë arsye në Itali.

Në të njëjtën kohë, SCIP kërkoi ndihmë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, i vetmi që operonte në kampin Al Hol, i cili menjëherë u aktivizua me Gjysmëhënën e Kuqe përkatëse, duke arritur të identifikonte fëmijën dhe ta transportonte atë, falë garancive të ofruara për operacione humanitare, nga kampi i refugjatëve në Damask dhe më pas në kufirin e Sirisë me Libanin, me të gjitha rreziqet e kalimit të një territori në luftë. Në kufi i vogli u mor nga delegacioni i drejtuar nga një drejtues i Policisë së Shtetit SCIP i cili së bashku me CRI, ROS të Karabinierëve dhe një delegacion të qeverisë shqiptare, e çuan Alvin në Ambasadën Italiane në Beirut

Si u largua Alvin

Alvini u largua bashkë me nënën e tij në Siri vitin 2014, kur ishte ende në moshën 6 vjeçare. Nëna e tij Valbona Berisha, e lindur në Durrës në vitin 1982 emigroi në Itali, ku dhe ra pre e propagandës fetare radikale islamike. Ajo humbi jetën nga një bombardim kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ngjarje gjatë të cilës u plagos rëndë edhe Alvini. Aktualisht ai është në moshën 11 vjeçare. 

Operacioni i shpetimit vijon dhe per dy femije te tjerë shqiptarë: Eva Dumani, 14 vjec  dhe Endrit Dumani. Ata u moren nga  i ati Shkelzen Dumani por ky i fundit u vra në betejë. Në Siri kanë shkuar më shumë se 140 shqiptarë e rreth 30 janë fëmijë me të paktën 1 prind shqiptar.    

Lexo me shume: Alvin u identifikua në kampin sirian nga një shenjë në vesh




 



/Ora News.tv/