Alternativë te Napoli, Hysaj pret "biletën" për Angli

Alternativë te Napoli, Hysaj pret "biletën" për Angli

Elseid Hysaj gjithnjë e më pranë Chelsea.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është kthyer në një alternativë për teknikun e napoletanëve, Carlo Ancelotti, i cili beson te aftësia e francezit, Kevin Malcuit. Sikur të mos mjaftonte kjo, Napoli ka hedhur sytë edhe nga ylli i SPAL, Manuel Lazzari, një situatë që do ta shtynte Hysajn drejt merkatos. Një gjë të tillë e ka pohuar vetë agjenti i kuqeziut, me Giuffredi që i ka shkelur syrin londinezëve të Chelsea.

"Nëse shihni se Napoli po luan me Kevin Malcuit dhe dëgjon se po shikojnë lojtarë të tjerë, do të thotë se ka edhe pyetje. Ata që thonë ndryshe janë të keqinformuar. Hysaj është një lojtar i cili mund të bëjë mirë në futbollin anglez, pasi ai është shumë mirë fizikisht dhe është duke u shikuar nga klubet e mëdha "-tha agjenti Mario Giuffredi për "Radio CRC".

Besohet se në rast se Hysaj do të nxirrej në shitje nga Napoli, Chelsea do të ishte e gatshme për të paguar klauzolën e lirimit të tij, që ka shifrën e 50 milion euro. Kjo do t'i mundësonte Hysajt që të bashkohej me ish-trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri në "Stamford Bridge".

EMISIONET