Moti tejet i ftohtë në SHBA ka shkaktuar ngrica ekstreme në shumë zona, të pa regjistruara në dekada. Në një park kombëtar të Karolinës së Veriut, janë postuar video në internet të aligatorëve të ngrirë në liqenin e pushtuar nga akulli.

Megjithatë, kafshët me gjak të ftohtë po mbijetojnë, pasi në temperatura të tilla, ata ulin metabolizmin e tyre.

Siç shihet në video, grabitqari qëndron vetëm me turi mbi ujin e ngrirë për të marrë frymë.

Ekspertët thanë se zvarranikët instinktivisht e dinë se kur uji përreth tyre është duke ngrirë, nxjerrin hundën e tyre jashtë.

/Ora News.tv/