Aleanca Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT propozon TOP 12 emrat e personazheve, të vlefshëm për cmimin “Aleati i LGB”, i pari i këtij lloji. Në një njoftim të bërë publik për mediat, Aleanca Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT duke vlerësuar se 2012 ishte nje vit i rendesishem per levizjen LGBT ne Shqiperi, propozojne 12 emra konkrete , ku komuniteti LGBT mund te votoje per ta. Jane 12 personazhe qe kane qene jo vetem mbeshtetes dhe mirekuptues ndaj LGBT por kane mundur te shfrytezojne ndikimin e tyre dhe aksesin ne media si dhe respektin qe gezojne ne publik per te promovuar dhe avancuar kauzen LGBT. Deri ne fund te muajit shkurt votimet do te jene vendimtare ne masen 50 perqind per percaktimin e ketij cmimi, i pari i ketij lloji, qe do te ndahet mes nje "Aleate te vitit" (femer) dhe nje "Aleati te vitit" (mashkull). Deri ne fund te muajit shkurt komuniteti LGBT do të mund të votojë 12 emrat e propozuar, por edhe per emra te tjere. Pas shkurtit Aleanca Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT do të njoftoje per rezultatin dhe per menyren se si do procedohet me tej me votimin per te patur ne daten 17 maj 2013 cmimin e pare "Aleati i Vitit" dhe "Aleatja e Vitit". Propozohen per cmimin Aleatja e Vitit: Margarita Kristidhi Elsa Ballauri Delina Fico Desada Metaj Iris Luarasi Inida Gjata (Zhaku) Propozohen per cmimin Aleati i Vitit: Fatos Lubonja Mustafa Nano Gezim Tushi Arian Cani Igli Totozani Foto Strakosha

/Ora News.tv/