Aleanca për mbrojtjen e Teatrit nis mbledhjen e firmave në Shkodër

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit nis mbledhjen e firmave në

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka nisur mbledhjen e firmave në Shkodër ditën e sotme.

Firmat po mblidhen hyrjen e teatrit Migjeni për ta rindërtuar sërish Teatrin kombëtar ashtu sikurse ishte.

Ndërkohë, aktorët e Teatrit Migjeni dhe qytetarë po firmosin peticionin momentalisht.

Ata e kanë dënuar aktin e kryer dhe bënë thirrje që qytetarët të marrin në dorë fatin e vendit, duke i thënë ndal diktaturës.

Zef Deda: Ajo mafie e cila është mafie në të gjitha sektorët e pushtuar nga ata. E kanë shkatërruar këtë vend. Le ta çojmë në këmbë teatrin.

Robert Budina: Qëllimi i ardhjes tonë këtu ka të bëjë me një akt vandal kur shembi në 17 maj Teatrit, tempullin e Kulturës shqiptare.

Edmond Budina: Ne jemi këtu për të dhënë një shembull qytetarie. Rezistuam për 27 vite. Turp që ai Teatër u shemb. Këta e kryen krimin, nga krimet më të mëdha. Në Evropën e qytetëruar nuk shemben teatrot e vjetër, sa do të vjetër të jenë.

Nga ana tjetër, janë 13 mijë firma të mblidhura brenda 2 ditëve të fundit për peticionin që kërkon rindërtimin e Teatrit Kombëtar ku ishte dhe si ishte.

Dje Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ishte sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e radhës.

Ata kërkojnë hetim për mësymjen në Teatrin Kombëtar të forcave RENEA dhe shembjen e Teatrit më 17 maj.

Peticioni kombëtar që do të shpërndahet në gjithë Shqipërinë, me qëllim rindërtimin e teatrit ku ishte dhe siç ishte duke ruajtur identitetin e tij.

EMISIONET