Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzim penal ndaj Veliajt në SPAK

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzim penal ndaj Veliajt në

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzon kryebashkiakun se ka mbajtur të fshehtë informacionet lidhur me teatrin e ri ndërsa paralajmëron të tjera denoncime.

Në ditën e fundit të vitit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në SPAK kallëzimin për shpërdorim detyre ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Aktivisti Ervin Goci thotë se Bashkia ka mbajtur të fshehtë informacionet lidhur me proceduarat e tenderimit për teatrin e ri.

Ervin Goci: “Ka thënë që ne e kemi përfshirë në buxhetin e vitit 2020 kur ne nuk e dimë që është bërë një konkurs. Ka thënë që kemi komisionar një studio juridike që do lidhë kontratën me fituesin. Ne nuk dimë që ka fitues. Por lidhja e kontratës do të thotë që fituesi ka dalë. Atëherë meqë ka dalë fituesi të na e thotë kush është i këtij projekti, por nuk e thotë. Kjo është shkelje e rëndë. Nëse është bërë diçka që ne kemi dyshime se është vepruar, është bërë në fshehtësi të plotë dhe komplet korruptive, nuk ka transparencë asgjë.

Sot kallëzuam titullarin me emrin Erion Veliaj, kryetari i bashkisë së Tiranës dhe titullar i lartë me rëndësi të veçantë pasi administron me firmën vet 120 milionë euro të qytetarëve të Tiranës dhe sigurisht Prokuroria e Posaçme është për këtë. 

Ky nuk do të jetë i vetmi kallëzim. Aleanca paralajmëron një sërë denoncimesh për zyrtarë apo ish-zyrtarë të përfshirë në çështjen e teatrit.

Ervin Goci: Kemi shumë kallëzime të tjera, kemi shumë akuza të tjera. Dhe për ish-ministren e Kulturës dhe këtë që është, kallëzim për drejtorin e Teatrit, kallëzim për inxhinierët që thanë se është në rrezik shembje, për të gjitha këto hallka do bëjmë kallëzime të veçanta dhe jo të gjithë shkojnë tek SPAK sepse ka insitucione të specializuara për këtë gjë”

Do i shkojmë në fund deri kësaj gjëje. S’ka shans njeri të prekë teatrin.”

Kauzën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar aktivistët e cilësojnë të fituar moralisht dhe simbolikisht  por thonë se do të vijojnë qëndresën e tyre deri ditën që çdo institucion apo zyrtarë i përfshirë në atë që ata e cilësojnë mega aferë korruptive të marrë përgjegjësitë ligjore.



EMISIONET