Albumi i Madonnës pëson rënien më të shpejtë në histori nga vendi i parë

Albumi i Madonnës pëson rënien më të shpejtë

Javën e kaluar Madonna surprizoi kur shënoi vendin e parë me albumin e saj të 9-të, duke mposhtur legjendën e rrokut Bruce Springsteen në krye të Billboard 200.

Ajo ka hyrë disa herë në histori. Por tani, vetëm 1 javë pas daljes së albumit ‘Madame X’, këngëtarja hyri në histori dhe jo në mënyrën që shpresonte.

Madame X ra nga vendi i parë në vendin e 77-të të Billboard 200, një rënie masive në historinë e muzikës.

Nuk është e pazakontë që albumet vijnë fuqishëm në tregun muzikor javën e parë dhe më pas zbresin shpejt në renditje. Por rënia e Madonnës ishte një nga më të mëdhatë e të të gjitha kohërave.

Rënia me 76 pozicione është rënia e katërt më e shpejtë në histori dhe më e madhja për vitin 2019.

Rekordin e mban albumin i Bon Jovi, This House Is Not for Sale, që ra nga vendi i parë në vendin e 169 në Billboard 200.

Vendin e tyre e mban Science Fiction i Brand Neë, që ra nga pozicioni i parë në të 97-të.

Iridescence e Brockhampton mban vendin e tretë që ra nga vendi i parë në 88.

Madame X i Madonnës pritet të pësojë rënie në kategori javë pas jave, pasi pësoi rënien e saj të madhe, ose mund të zhduket nga Billboard 200 tërësisht në vetëm pak kohë.

EMISIONET