Albin Kurti: Minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e katërt, është edhe në interes të Rusisë

Albin Kurti: Minishengeni Ballkanik është Jugosllavia e katërt,

Sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti minishengeni ballkanik nuk është realitet por thjesht një ide. 

Në një intervistë për KTV, Kurti deklaroi gjithashtu se minishengeni paraqet Jugosllavinë e katërt e cila është dhe në interesin e Rusisë.

Albin Kurti: “Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Mendoj se ka qenë shumë më i relaksuar para dy viteve se sa që ka qenë sot, e sot Rama është më i vëmendshëm se sa që ishte para një viti. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente”.

EMISIONET