Kryetari  i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për  emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se Tirana zyrtare nuk duhet të ketë  qëndrim ndryshe nga Kosova, sa i përket Beogradit.

Sipas Kurtit, çdo rrugë e Tiranës për në Beograd kalon nëpër Prishtinë dhe Kosova është e vërteta e Serbisë.

Kozeta Kurti: Jeni shprehur se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë njësoj siç Kosova e  sheh Serbinë? Çfarë keni dashur të thoni konkretisht në këtë pjesë të  deklaratës suaj?

Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të të njëjtit komb dhe Tirana  Zyrtare nuk do duhej të kishte tjetër politikë karshi Beogradit dhe të  jetë ajo e ndryshme prej Prishtinës. Çfarë do rrugë e Tiranës për në  Beograd kalon nëpër Prishtinë dhe Kosova është e vërteta e Serbisë,  shqiptarët janë e vërteta e Serbisë. Nuk mund të kemi dy politika të  ndryshme të jashtme karshi Serbisë. Në përgjithësi besoj që nuk kemi  nevojë fare për dy politika të jashtme, por aq më tepër kjo vlen karshi  Serbisë, e cila ka përplot krime nga e kaluara dhe kurrfarë pendese në  të tashmen, që do të na ndihmonte për pajtim në të ardhmen. 

Kozeta Kurti: Edi Rama në një intervistë për Idro Seferin ka deklaruar: "ndryshe  nga Albini nuk bëj politikë me marrëdhënie dhe biseda personale", po ju si përgjigjeni? 

Albin Kurti: Nuk e kam të qartë për çfarë e ka fjalën, sepse unë zhvilloj  politikë me vizion dhe vullnet, me program të VV dhe me vendosmëri të  paepur. 

/Ora News.tv/