Alberto “zbarkon” në Florida

Alberto “zbarkon” në Florida

Mijëra persona në Florida janë evakuuar, teksa stuhia e parë e Atlantikut për këtë vit, ka zbarkuar në bregun veriperëndimor të shtetit. Stuhia e ashtuquajtur Alberto pritet të sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme. Ndërkaq, sezoni i uraganëve në Shtetet e Bashkuara dhe Karaibe pritet të nisë formalisht më 1 qershor.

Stuhia subtropikale Alberto, e para stuhi e emërtuar e Atlantikut për këtë vit, ka zbarkuar në bregun veriperëndimor të Floridës.

Sipas meteorologëve, Alberto ka sjellë erëra që maksimalisht arrijnë në 72 km/h, ndërsa mijëra persona janë evakuuar paraprakisht nga brigjet e Floridës në Gjirin e Meksikës.

Qendra Kombëtare e Uraganëve deklaroi se stuhia po zhvendoset në veri të Floridës dhe se banorët duhet të qëndrojnë në gatishmëri për shkak se ende vijon kërcënimi i shirave të dendur.

Kujtojmë se vitin e kaluar, një sërë uraganësh vdekjeprurës goditën Shtetet e Bashkuara dhe ishujt e Karaibeve.

Për këtë vit, sezoni i uraganëve fillon formalisht më 1 qershor.

EMISIONET