Alban Xhihani tregon emocionet e të bërit baba, ka dhe moderatore të painformuara

Alban Xhihani tregon emocionet e të bërit baba, ka dhe moderatore

Prej 3 muajsh gazetari i njohur Alban Xhihani është bërë baba. I ftuar në “Ditë e Re’ në RTV Ora tregon: “Përpara ishte ku do të pija kafen sot, tani është krejt ndryshe. Shikon një krevat të vogël brenda dhomës dhe çohesh e shikon krevatin. Duket sikur po përjeton një ëndërr. Kur e mora për herë të parë në krahë nuk dija çfarë të bëja, edhe qeshja edhe gëzoja, sikur mbytesha”

Ka zgjedhur një emër të veçantë për vajzën, Uma. Një emër i zotave indu që do të thotë “shkëlqim” .

“Doja një emër të shkurtër sepse këtu (Ne Shqiperi) ta shkurtojnë emrin rrugës”  thotë duke qeshur.

Nuk mund ti shpetojë pyetjeve për profesionin.  

"Në fushën e gazetarisë së sportit ka njerëz të zot dhe të pazotë sic ka dhe modetarore “të painformuara” por “kjo është dhe pjesë si funksionon një program. Edhe në Itali nuk besoj se vajzat që dalin atje janë plotësisht të informuara. Sepse pas ka një staf të tërë. Mjafton që të kesh cilësi prezantuese dhe e menaxhon” shton Xhihani. 

Nuk do të preferonte që vajza e tij të merrej me sportin, as si moderatore. Por gjithsesi do të mbetet në zgjedhjen e saj, por megjithatë thotë se nuk do ia sugjeronte.

EMISIONET