Alarmohet Interi, mesfushori "gladiator" mungon ndaj Barçës

Alarmohet Interi, mesfushori "gladiator" mungon ndaj

Kreu i renditjes për Interin po kthehet në një makth.

Klubi zikaltër po përballet me një valë dëmtimesh në repartin e mesfushës teksa pas Sensit e Barellës, që nuk do të mund të luajnë më për vitin 2019, në infermieri është shtuar edhe Roberto Gagliardini.

Komplikohet tej mase puna e Antonio Contes, pasi minimalisht për ndeshjet me Romën të premten dhe Barcelonën të martën, do të ketë në dispozicion vetëm 3 mesfushorë, të cilët do të luajnë nga minuta e parë. 

Gagliardini është një mesfushori i cili vrapon shumë në mesfushë dhe mbetet një futbollist thelbësor për takitkat e Contes.

EMISIONET