Alarmi në "BOOM": Shkolla Bratilë Gramsh, vendi ku fëmijëve i rrezikohet jeta

Grupi i xhirimit të emisionit "BOOM"  ka udhëtuar drejt fshatit Bratilë, pas disa telefonatave të mbërritura në redaksi për kushtet skandaloze ku zhvillojnë mësimin fëmijët e ciklit fillor.

Për shkak të degradimit të shkollës, Bashkia e Gramshit ka marrë një ambient me qira ku mund të zhvilojnë mësimin 6 nxënësit e një klase kolektive.

Ambienti që ka zgjedhur Bashkia për të vegjëlit  është një shtëpi e braktisur e këtij fshati ku çdo pikë shiu që bie jashtë futet brenda, tavani në çdo moment rrezikon shembjen, ndërsa fëmijët ende nuk e kuptojnë tragjedine që mund të ndodhi në çdo moment.

Fatkeqësia qëndron mbi kokën e tyre.

Nxënësi: Kam frikë nga tavani. Kur bie shi pikon tavani. Banjo nuk ka.

Mësuesi: Klasa ka 6 fëmijë, një në klasë të parë, një në klasë të dytë, dy në klasë të tretë dhe dy në të katërtën. Ambjenti është marrë me qira, sivjet kam ardhur dhe i kam gjetur këtu. Nuk kemi kërkuar gjë.Kushtet këto janë, çdo gjë mund të ndodhë. Tualete nuk ka. Duhet rregulluar ambjenti. Me bazën materiale, jam kompletuar vetë.

Nënkryetari i Bashkisë thotë se ky ambjent u mor me qira se shkolla u mbyll për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Enver Qose: Ne si Bashki nuk kemi fuqinë e mbylljes së një shkolle sepse jemi të interesuar që fëmijët e fshatit të Bratilës të marrin mësimin pranë shkollës së tyre. Në asnjë mënyrë nuk do riparojmë ambjentin që kemi marrë me qira. Kemi godinën tonë të shkollës.  

Radha besoj se i vjen shumë shpejt  edhe shkollës së Bratilës, do të vini vetë ta shikoni. Numri është i vogël, ne marrim përsipër infrastrukturën. Është investim i madh se shkolla është shumë e madhe, e shumta që mund të bëjmë është të përmirësojmë një klasë mësimi për këta nxënës.


EMISIONET