Alarm në kombëtare, sulmuesi braktis stërvitjen

Alarm në kombëtare, sulmuesi braktis stërvitjen

Sirena alarmi për kombëtaren kuqezi. Në seancën stërvitore të paradites së kësaj të mërkure, sulmuesi i Lugano, Armando Sadiku ka shfaqur probleme.

Sulmuesi i sapo kthyer pas një lëndimi të gjatë u tërhoq nga pjesa tjetër e stërvitjes për shkak të një problemi muskulor. Shkalla e lëndimit të Sadikut mbetet ende për t’u mësuar, por problemet fizike të tij shkaktojnë dhimbje të vërtetë koke për Panuccin. Aktualisht, sulmuesi i vetëm në dispozicion të italianit është vetëm Bekim Balaj, edhe pse ky i fundit vuan nga disa probleme fizike dhe nuk është në formën optimale.

Shqipëria luan të premten ndaj Turqisë ndeshjen e parë kualifikuese të Euro2020, teksa 3 ditë më vonë do të udhëtojë drejt Andorës për tu ndeshur me kombëtaren vendase.

EMISIONET