Al Bano: "Nuk do martohem me Loredanën dhe nuk rikthehem me Rominën"

Al Bano: "Nuk do martohem me Loredanën dhe nuk rikthehem me

Këngëtari i famshëm Albano Carrisi rrëfen se gruaja e jetës së tij është e ëma 95 vjeçare, për të cilën ka admirim të thellë

 “E vërteta mbi Loredanën? Të gjithë e dinë që më ka dhuruar gëzimin e dy fëmijëve që, falë Zotit, janë të jashtëzakonshëm. Si të mos i jem mirënjohës? E përsëris:Faleminderit Loredana! Por mjaft më me letra celebrimi, e di për çfarë shërbejnë dhe mund t'ia dal shumë mirë edhe pa to. Në martesë ka dashuri të madhe, por kur, ashtu si unë, e ke provuar dhe ka përfunduar ashtu si ka përfunduar........"

Kështu Al Bano në një intervistë ekskluzive tek e përjavshmja "Chi" tregon për jetën e tij private që është përfshirë nga zhurmat e javëve të fundit.

Ishte në Kinë dhe Australi kur jeta e tij e komplikuar familjare vuri përballë njëra tjetrës ish gruan Romina Power dhe bashkëjetuesen Loredana Leçiso, me të cilën ka dy fëmijë. Riafrimi me Rominën dhe suksesi i pabesueshëm që ka arritur Albano duke iu rikthyer performancave me Power kanë shtuar ndjeshëm thashethemet.

 “Kudo ku udhëtojmë nëpër botë, njerëzit çmenden për ne. Do vazhdojmë turneun në Gjermani në Mars, më vjen keq vetëm që gjithnjë e sjellin çështjen në aspektin privat, duke vënë nganjëherë në gojë fjalë të sajuara" tha për Chi Albano

Përsa i përket Rominës ai shprehet: "Kuptohemi. Me Rominën ishte një dashuri shumë e madhe, por pjesa e fundit nuk ishte e pëlqyeshme as për mua dhe as për të kam përshtypjen. E kemi përballuar sepse edhe në përrallat më të bukura, ka gjithnjë zhvillime negative Unë nuk jam nga ata që u ikën problemeve: i pranoj ato, bëjnë pjesë tek jeta. Të gjitha përrallat në fund të fundit, janë përralla vetëm përgjysëm.

E midis dy kandidateve, fituesja është mamaja e Albano Carrisit: “Doni të dini kush është gruaja e jetës sime? Mamaja ime. Është 95 vjeç dhe i mban shumë mirë mbi supe. Kam përgatitur një film dokumentar për të që do transmetohet kur të mbarojë "The Voice". Më emocionoi shumë. Ajo është më e mirë se unë, një specie në zhdukje. Nuk ka më gra të afta të bëjnë atë që bëri ajo: të durojë varfërinë, t'i nënshtrohej ligjeve të Jugut, asaj kohe shumë të prapambetura e më pas të largohej nga shtëpia e saj kur ishte vetëm 17 vjeç për të jetuar dashurinë e vetme të madhe të jetës, deri në fund"


EMISIONET