Akuzat për përdhunim ndaj Neymar, avokati i dytë i modeles heq dorë nga çështja

Akuzat për përdhunim ndaj Neymar, avokati i dytë i modeles heq

Avokati i Najila Trindade, akuzueses së Neymar për përdhunim, ka hequr dorë nga çështja pas akuzave të bëra ndaj tij nga e pandehura.

Trindade akuzoi Neymar për përdhunim në një dhomë hoteli në Paris më 15 maj dhe raportoi futbollistin brazilian në polici në Sao Paulo.

Avokati i saj Danilo Garcia Andrade pohoi se Trindade e akuzoi se ka hyrë në apartamentin e saj dhe se është përgjegjës për zhdukjen e tabletit të saj, ku është regjistruar video intime mes modeles dhe Neymar.

Trindade u shpreh se e kërkoi pajisjen nëpërmjet Apple dhe zbuloi se ishte në zyrën e avokatit.

Sipas saj tableti ka një video që provon akuzat për përdhunim ndaj Neymar që nuk është parë nga asnjë më parë.

Avokati i parë i modeles la çështjen pas daljes në dritë të mesazheve mes Najila dhe futbollistit.

EMISIONET