Akuzat e Metës për Soros, Zekthi: Duket konspiracion, por nëse vërtetohet është e rëndë

Akuzat e Metës për Soros, Zekthi: Duket konspiracion, por nëse

Përveç sulmeve ndaj komunitetit ndërkombëtar, presidenti Meta në daljen e sotme për mediat kishte një mesazh dhe për multimiliarderin George Soros, i cili, siç ai la të kuptohej, qëndronte pas “një kurthi dhe komploti të kurdisur prej kohësh të ushqyer me çdo kusht dhe çdo cmim përplasjen civile në 30 Qershor”.

Meta dhe më parë, ka akuzuar Sorosin për ndikim në Reformën në Drejtësi, ndaj zbatimit të së cilës ai sërish foli me tone të forta kritike: "Ramaforma është një kombinim i tiranisë personale të një regjenti të një fondacioni botëror. Shqiptarët nuk mund ta pranojnë këtë gjë".

Analisti, Fitim Zekthi, thotë se deklarata e Metës mund të duket si konspiracion, por nëse rezulton e vërtetë siç edhe ai ka bindjen,  është shumë e rëndë sepse po shitet si e vetmja mënyrë për të integruar Shqipërinë në BE.

Zekthi: Për etikën e Presidentit të Republikës ndoshta janë të ekzagjeruara dhe nuk është kjo mënyra si Presidenti paraqitet para publikut. Por ana substanciale janë piketa për ata që duan ta ndihmojnë këtë vend të bëhet më i mirë. Ai tha se reforma në drejtësi është një dështim dhe është projekt i një axhende ndërkombëtare të Soros. 

Ka dyshime dhe akuza kudo në botë që ekziston kjo axhendë. Soros ëhstë promotor i ethshëm i ideve liberale dhe ultra-liberale në mënyrë që të marrë në kontroll shoqëri me anë të teksteve, kurrikulave shkollore, të kulturës,të politikës, në mënyrë që ti përdorë për interesat e veta. Shqipëria është ndoshta  i vetmi vend në botë ku Soros ka sukses të plotë, i vetmi vend në botë ku ai ka mik ose ndoshta edhe nën kontroll kryeministrin e vendit. 

Soros ka dështuar në të gjithë botën që të ketë qeveritë nën kontrollin e vet.Gjërat që tha Meta mund të jenë të rënda, mund të duket konspiracion por ndoshta ka diçka të vërtetë. Nëse ka diçka të vërtetë, në gjykimin tim ka, kjo është shumë e rëndë sepse po na shitet si e vetmja mënyrë për të integruar Shqipërinë në BE. Ndërkohë që nuk qenka kjo mënyra për ta integruar Shqipërinë në BE, por qenka mënyra për ta skllavëruar ndoshta këtë vend.

Dhe për SHBA. Qeveria e SHBA-së është diçka krejt tjetër nga Soros. Është kundër axhendës së Soros.Ka një urdhër ekzekutiv të Trump para një viti që u kërkon të gjithë nëpunësve dhe degëve të CIA-s në botë që të mos bashkëpunojnë me organizatën e Soros.


EMISIONET