Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, hodhi akuza të forta në një intervistë për emisionin "Tempora" në Rtv Ora News, duke deklaruar se janë paguar para në Shqipëri dhe Kosovë në favor të projektit të ndarjes së Kosovës.

Pas këtyre lobeve, sipas Haradinaj, qëndron Rusia. Andaj shton se ky projekt tejkalon një individ, është një axhendë më e madhe. Sipas Haradinajt, media, televizione, analiste dhe pushtetarë kanë rënë në grakcën e Moskës.

Pjesë nga intervista e 12 shkurtit 2019

Ramush Haradinaj: Në Shqipëri është lobu me pare për projektin e ndarjes. Gazetarë dhe analistë nga Kosova... kanë hyrë shumë para.Paratë e rusëve që përmendët kanë mbërritur deri te ju, kanë shti pare të madhe me nda Kosovën duke lobuar te mediat, televizionet, analistët, pushtetarët. 

Ajo është dhe në Kosovë. Është axhendë më e madhe. Putin është munduar disa herë të legjitimojë disa aneksime në perimetrin e vet. Presidenti Putin punon intensivisht me ja bashkue Republikën Srpska Serbisë. Ajo është një Putin Republikë. 

Kur thotë Vuçiç se nuk njoh kufirin mes serbëve në Bërnjak dhe Jarinë, dy kufijtë veriorë të Kosovës, ai po aludon dhe në kufijtë mes Serbisë dhe Srpska Republikës. Atë që Putin e tha më 17 janar, Vuçiç e tha më vonë. 

Paratë e rusëve janë ato që lobojnë për ndarje. 

Na thuhet se është vetëm një kodër, nuk është ashtu.  Janë 500 miliard rezerva të xehes në veri të Kosovës. Vetëm vrima e Trepçes nuk ka vlerë të madhe. 

Kushdo që në Shqipëri vjen dhe ju shpjegon si me dhënë një pjesë të veriut dhe me u nda nga Serbia dhe me u bashkue me Shqipërinë është duke bërë punën e rusëve. 

Janë paratë e Rusisë është Sputnik axhenda.  

Kushdo që vjen nga Kosova dhe ju thotë të njëjtën gjë, është po ashtu. Rusi ka axhendën e ndarjes dhe ridizanjimit. E ka provuar në Ukrainë, kjo është axhenda e Putin.

Kushdo që kyçet me hap kufijtë ndihmon Putin, kushdo që lëviz me kufijtë është në axhendën e Putinit. 

Me ju thënë shqiptarëve jepni pjesën e veriut 500 miliard, ku Shqipëria buxhetin vjetor e ka 4 miliardë dhe Kosova 2 miliardë. Krejt është kalkulim i agjenturave të Moskës, në të cilën kanë rënë në grakcë plot në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kanë marrë paret e tyre, fatkeqësisht ose indirekt i marrin, por krejt është kalkulim i tyre. 

Lexoni deklaratat me të rëndësishme në këtë intervistë nga Ramush Haradinaj dhe Baton Haxhiu

Shkëmbim territoresh? Haradinaj për "Tempora": Nuk jam tregtar tokash!

"Në Serbi janë 3 mijë agjentë rusë të veshur si humanitarë"

Haradinaj i përgjigjet dy ambasadorëve të SHBA: Edhe unë dua të heq taksën por...

Haradinaj: Mogherini armike e Kosovës! Rama e Thaçi axhendë të gabuar

Haradinaj: Baza e NATO-s në Kuçovë më e rëndësishme se avionët rusë që blen Serbia

Haradinaj: Dialogu me Serbinë ka dobësuar Kosovën, taksa reciprocitet

Haradinaj: Nëse Rama do bashkimin të mbyllë Rrugën e Kombit, të ndërtojë hekurudhën

Ramush Haradinaj: Rusia ka paguar media e pushtetarë në Shqipëri për të lobuar pro ndarjes së Kosovës

"Kosova" Porosia e Haradinajt për Tiranën zyrtare: Kujdes, se ka limit çdo gjë

Haradinaj: Edhe nga Tirana zyrtare po lobohet në Amerikë për ndarjen e Kosovës

Baton Haxhiu: Rama shumëvështirë i këshillueshëm, por s'është tradhtar. As Thaçi

Shkëmbimi i territoreve, Baton Haxhiu: Si mund të jeni të pashpirt duke fyer Ramën!


/Ora News.tv/