Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu viziton Gjirokastrën në kuadër të xhirimeve të filmit “Millosheviçi dhe unë”, me regji të kosovarit Arben Kastrati. Depardieu ka qëndruar në shoqërinë e deputetes Mirela Kumbaro, si dhe të kryetarit të bashkisë Gjirokastër, Arben Golemi.

“Millosheviçi dhe unë” titullohet filmi nga regjisori kosovar Arben Kastrati, ku një prej personazheve do të jetëzohet nga aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu.

Ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka shoqëruar aktorin e madh.

“Në Gjirokastrën e historisë, të kulturës por edhe të skenografisë gjithmonë e më të të kërkuar të kinemasë, mirëpritëm të famshmin Gérard Depardieu, bashkë me kryetarin e bashkisë Flamur Golemi”. 

Filmi do të jetë një bashkëprodhim i regjisorit kosovar me Francën dhe përbëhet nga një kast aktorësh të mirënjohur, si: Gerard Depardieu, Alessandra Martines, Pamela Bowen, Nathalie Boyer, Xhevdet Doda, Afrim Kasapolli etj.

Në një intervistë të pak muajve më parë, regjisori nga Kosova rrëfeu eksperiencën e tij të punës me Depadieu-në

“Përvoja profesionale dhe jetësore e Depardieu-së, padyshim e bënë jashtëzakonisht të veçantë. Ai është shumë i informuar me politikën globale. Natyrisht, ai kishte njohuri edhe për Kosovën. Dhe për Milosheviçin”.

Ndër të tjera, regjisori është shprehur se ngjarjet e filmit zhvillohen në vitin 2003, në periudhën kaotike të pasluftës, ku personazhi kryesor do të dhurojë një rrëfim sa tragjik aq edhe komik.

Aktori takim me Mevlan Shanajn

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu ka vizituar Gjirokastrën. Aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Mevlan Shanaj e zbuloi vizitën e tij përmes një postimi në Facebook.

Gjatë bisedës së shkurtër që kanë shkëmbyer aktori i njohur është shprehur se Shqiperia ishte shumë e bukur.

Depardieu kishte ardhur në Kërcullë të Gjirokastrës për xhirimin e një filmi me Arben Kastratin nga Prishtina.

Ndërkohë për vizitën në Gjirokastër është shoqëruar me Shqipe Kamberin nga Prishtina.


/Ora News.tv/