Vetëm 1 muaj pas publkimit të filmit "Joker" aktori kryesor, Joaquin Phoenix ka surprizuar fansat në një nga kinematë e Los Angelesit.

Ai u fut brenda në ambjentet e kinemasë ndërkohë që po transmetohej filmi i tij për tu takuar si dhe për tu përgjigjur pyetjeve të dashamirësve.

Madje shumë prej tyre shpërthyen dhe në lotë gëzimi për takimin me të. Ai gjithashtu shpjegoi dhe pjesë nga filmi për mënyrën se si ishin realizuar e në fund pranoi të shkrepte foto me të gjithë të pranishmit në sallë.

Premiera e "Joker" u transmetua për herë të parë në 31 Gusht në festivalin e filmit në Venecia madje duke fituar dhe çmimin e parë, përpara se të transmetohej këtë javë në të gjithë botën.

Ajo ka arkëtuar një shifër prej 234 milionë dollarë në të gjithë botën nga shitja e biletave, 93. 5 milionë prej tyre vetëm në ditën e parë.

Kështu ajo shënon dhe premierën më të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



/Ora News.tv/