Aktorja e njohur Felicity Huffman qëndroi 14 ditë në burg pasi u bë pjesë e skandalit për regjistrimet në Universitet. Raportohej se pagoi 15 mijë dollarë për të regjistruar vajzën në Shkollën e Lartë, por në fund e pësoi keq.

Pasi qëndroi dy javë pas hekurave dhe pagoi 30 mijë dollarë gjobë, aktorja do shohë nëse  e bija do pranohet në shkollë falë forcave të saj.

Sipas TMZ, 19-vjecarja Sophia Mecy dëshiron të kthehet në kolegj, por duhet të japë sërish të gjitha provimet.

Bordi i kolegjit vendosi që vajza të rijapë provimet pasi nuk ka prova që ishte e përfshirë në mashtirmin e nënës.

/Ora News.tv/