Aktivizoi mbrojtësin në portë, Guardiola: Bëra budallallëkun e jetës

Aktivizoi mbrojtësin në portë, Guardiola: Bëra

Na ka mësuar gjithmonë me eksperimentet e tij, por këtë radhë Pep Guardiola e shfrenoi të gjithë fantazinë e tij. 

Trajneri i Manchster City aktivizoi mbrojtësin Kyle Walker si portier në momentin kur Cladio Bravo u ndëshkua me karton të kuq në sfidën kundër Atalantës në Champions Laeague. Edhe pse në stolin e rezervave kishte në dispozicion portier brazilian Ederson, trajneri spanjoll befasoi me vendimin e tij. Pas përfundimit të sfidë e cila përfundoi 1-1, Guardiola u shpreh:

“Ederson? Ishte pak i dëmtuar, nuk desha të rrezikoja. Kam bërë shumë gabime në karrierë, por ky ishte budallallëku i jetës. Asnjëherë mos hiq një portier nga fusha nëse mund të qëndrojë në fushë”, tha Guardiola duke iu referuar faktit se mbeti pa portier në fund të sfidës dhe u desh të aktivizonte Wallker mes shtyllave.

“E vendosëm aty për aty me përgatitësin e portierëve, që sugjeroi mbrojtësin anglez duke marrë për bazë kurajën dhe shpejtësinë. Për fat të mirë kishte vetëm një goditje në portë, komplimente atij”, tha Guardiola.

EMISIONET