Aktivisti Gegaj: I lehtësuar që nuk ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbim territoresh

Aktivisti Gegaj: I lehtësuar që nuk ka marrëveshje të

Gjevalin Gegaj, aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan të Miçiganit, i tha Zërit të Amerikës se ndihet i lehtësuar nga pohimet e zyrtarëve të lartë amerikanë se nuk ekziston një marrëveshje e fshehtë për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi dhe se nuk ka plane për një tërheqje të trupave amerikane nga Kosova.

Ai tha se konfirmimi erdhi pas një takimi që pjestarë të komunitetit patën disa muaj më parë me zëvendëspresidentin Mike Pence dhe pas një letre që zoti Gegaj u drejtoi zyrtarëve me shqetësimet e komunitetit.

"Kemi kërkuar të shkojmë në dialog pa kushte. Ndarja do të ishte fatale për ne dhe kjo siguri që na japin këta është një lehtësim i madh për ne."

EMISIONET