Aksidentoi me makinë të miturin, arrestohet durrsaku

Aksidentoi me makinë të miturin, arrestohet durrsaku

Një fëmijë 8 vjeç u aksidentua nga një automjet që drejtohej nga 51-vjeçari me iniciale D.Z.

Policia thotë se aksidenti ndodhi në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, ndërsa u arrestua edhe drejtuesi i mjetit.

Njoftimi i Policisë 

Më datë 26.07.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi D.Z., vjeç 51, banues në Durrës, pasi më datë 25.07.2018, në lagjen nr.13 Durrës, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedez”, ka aksidentuar këmbësorin e mitur A.K, vjeç 8, banues në Durrës, ndodhet në spital, në Tiranë. Neni 290 i  Kodit Penal.

EMISIONET