Përplaset nga makina punonjësi i policisë kufitare të Kakavijës

Përplaset nga makina punonjësi i policisë kufitare të

Një punonjës policie i pikës së kalimit kufitar të Kakavijës, ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik.

Polici Shkëlqim Lile po kthehej nga shërbimi në këmbë kur u përplas nga një automjet pranë urës së fshatit Kakavijë, fare pranë kufirit me Greqinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 minuta të mëngjesit të sotëm. Atij i është shkaktuar thyerja e këmbës si dhe dëmtime të gjymtyrëve dhe plagë të tjera.

Ai ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin Arjan Kushe, punëtor pranë një kompanie sigurimesh. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes,

Njoftimi i policisë: 

Njoftohemi se në aksin rrugor  Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur "Ura e Kakavijes", automjeti  me targa AA 265 AL, i drejtuar nga shtetasi A. Kusho, 40 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur këmbësorin, efektiv i Policisë në  Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, i cili në momentin e aksidentit ishte me shërbim, Inspektor Sh.L, 44 vjeç.

Punonjësi i Policisë  është transportuar në spitalin rajonal "Omer Nishani" ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar  shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET