Aksidenti tragjik në Shkozet, këngëtari po ecte me shpejtësi 100 km/h dhe me telefon në dorë

Aksidenti tragjik në Shkozet, këngëtari po ecte me shpejtësi

Kjo fotografi nga aksidenti në aksin Shkozet-Plepa ku humbi jetën 30 vjeçari Erjon Beli, e tregon të gjithë ngjarjen dhe jep një mesazh të fortë.

Sinjalistika detyron që aty të qarkullohet me 40 km për orë, por gjendje e makinës pas aksidentit, tregon se shpejtësia e lëvizjes para përplasjes ka qenë shumë më e lartë. 

Burime të Ora News pranë grupit hetimor thanë se mjeti “Renault” lëvizte me mbi 100 km për orë.

Në timon sipas hetimeve, qëndronte 30 vjeçari ndërsa si pasagjer bashkë me të udhëtonte i vëllai, i cili shpëtoi pa lëndime të rënda.

Por veç shpejtësisë, sipas grupit hetimor, dy vëllezërit po flisnin me kamera në telefon para aksidentit.

Në këtë pikë të rrugës, të njohur si njollë e zezë e aksidenteve, 30 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit.

Erjon Beli, kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Italia, ndërsa në qytetin e Kavajës ishte i njohur si këngëtar.

Aksi Shkozet-Plepa, është një prej rrugëve me bilanc tragjik në Durrës.

Vetëm disa ditë më parë, aty u regjistrua ngjarja tragjike që i mori jetën një shpërndarësi picash, ndërsa ndër vite janë regjistruar disa nga aksidentet më tragjike në qytetin bregdetar.

Ndërkohë rrugët u përgjakën sërish edhe në qytetin e Lezhës. Një makinë përplasi një burrë që udhëtonte me motor.

Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në Durrës e Lezhë si pasojë e aksidenteve vetëm në 48 orët e fundit.

EMISIONET