Aksidenti në Fier, i jepet lamtumira kushërinjve Murataj
Përcillen për në banesën e fundit ne fshatin Kutë te Mallakastres Fisnik Murataj dhe Agustin Murataj dy kushërinjtë e parë të cilët gjetën vdekjen gjatë një aksidenti rrugor.
Makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe ra në një kanal duke shkaktuar vdekjen e tre të rinjve, përfshi këtu dhe të fejuarën e 34 vjeçarit.
mëngjesin e së hënës në autostradën Levan- Tepelene ne fshatin Varibob. Ngjarja u regjistrua gjatë natës, por u zbulua vetëm mëngjesin e kësaj të hënë nga banorët e fshatit që shtrihet përgjatë aksit Levan-Tepelenë.
Ndërkohë mësohet se trupi i të fejuarës së Fisnik Murataj , 34 vjeçares vijon të qëndrojë ende në morgun e Fierit e ndërsa pritet tërheqja e trupit te saj nga ambasada franceze për ta çuar më pas në vendin e saj në Francë për të kryer ceremonine mortore.